Shkon për të vjedhur por pi mbidozë metadoni, policia e nis me urgjencë drejt Tiranës

E publikuar: 16/12/2023 16:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një 34-vjeçar, ka rënë në prangat e policisë për vjedhje, por ishte i pandërgjegjshëm për shkak të mbidozës së metadonit.

Bëhet fjalë për shtetasin Ermir Murto, i cili është gjetur nga policia brenda Manastirit të Kostarit në Finiq, pa ndjenja.

Policia ka shoqëruar menjëherë të dyshuarin në spitalin e Sarandës, ku ka rezultuar me mbidozë metadoni.

Ai niset me urgjencë drejt Tiranës, për mjekim më të specializuar.

Sipas policisë, qëllimi i 34-vjeçarit ishte vjedhja e Manastirit të Kostarit.