Shkon për të mjekuar gishtin dhe kthehet pa këmbë (Foto)

E publikuar: 08/08/2017 21:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grua po përgatitet për të ngritur padi ndaj një spitali, pasi mori një infeksion të rëndë ndërkohë që po mjekonte gishtin e këmbës.

Sue Ruck dëmtoi gishtin e madh të këmbës së djathtë në shtëpi dhe qëndroi 3 netë në spital.

Por pak ditë më vonë, 61 – vjeçarja nga Portsmouth, Angli, u shtrua me urgjencë në Queen Alexandra dhe iu nënshtrua ndërhyrjes për heqjen e gishtit.

Disa orë më vonë, mjekët i thanë se infeksioni ishte shumë i rëndë, e për këtë arsye duhet t’i prinin këmbën nga gjuri e poshtë.

Tashmë Sue, e cila vuan nga diabeti, po përgatitet për të paditur spitalin e Portsmouth, për neglizhencë që çoi në humbjen e këmbës./tvklan.al