Shkon në më shumë se 34 mijë numri i të vrarëve në Gaza

E publikuar: 19/04/2024 20:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Shëndetësisë e Hamasit në Gaza, ka deklaruar se 34,012 mijë njerëz janë vrarë në Gaza, shkruan BBC.

Derisa bëhet e ditur se në mes të bombardimeve të Izraelit në Gaza, 76,833 mijë persona të tjerë janë plagosur.

Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë së Hamasit në Telegram shton se 42 persona kanë humbur jetën dhe 63 janë lënduar, vetëm gjatë 24 orëve të fundit.