Ministria e Shëndetësisë sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 19.248 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Sipas ministrisë, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559.007 doza të vaksinës.
“Deri më sot 192.503 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 7.424 testime, 1.128 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 46 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.009. Në total numri i rasteve aktive është 5.493”, thuhet në njoftim e djeshëm.
Për nga numri i rasteve aktive prinë Prishtina, pasuar nga qytetet tjera.

















