Shkon në 23 numri i të vdekurve nga tërmeti

E publikuar: 26/11/2019 23:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga rrënojat e pallatit të shembur në Thumanë u nxorr trupi i pajetë i një personi.

Mira Cuka fatkeqësisht humbi jetën së bashku me të birin 17 vjeçar Sardin në gërmadhat e pallatit në Thumanë.

Viktimat mbetën te bllokuar në katin e dytë të pallatit.

Thumana ka qenë një nga zonat më të goditura nga tërmeti pasi shembja e pallateve mori disa jetë njerëzish.

/Ora News.tv/