E ka tokën e vet, pemishten, qumështoren, ka edhe lopë, por Shkolla e Mesme e Bujqësisë në Gjilan nuk ka numër të mjaftueshëm të nxënësve.
E ndërtuar nga danezët, shkolla moderne, e cila ka kushtuar miliona euro, është në hall me numrin e vogël të nxënësve. Prandaj, po kërkohen mënyra se si të stimulohen nxënësit që të regjistrohen në të.
Për këtë arsye, këtë shkollë e kanë vizituar kryesuesja e Kuvendit të Komunës Valentina Bunjaku – Rexhepi, së bashku me drejtorin e Drejtorisë Komunale të Arsimit Nazmi Musa. Ata e kanë siguruar udhëheqjen e shkollës se Drejtoria e Arsimit është duke menduar disa metoda, me të cilat synohet të stimulojnë nxënësit që të regjistrohen në këtë shkollë./zeri/