Shkolla “Skënderbeu” e Jezercit me kushte minimale higjieno- teknike

E publikuar: 11/11/2017 08:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

70 nxënës të shkollës fillore “Skënderbeu” në fshatin Jezerc të Komunës së Ferizajt po e vazhdojnë procesin mësimor në kushte mjaft të rënda teknike derisa atyre shpeshherë i mungon ujësjellësi brenda objektit, pastaj janë dëmtuar mjaft shumë edhe nyjat sanitare, dyshemeja, dyert etj.

Ndërkohë Komuna prej disa vjetësh nuk ka akorduar ndonjë buxhet të veçantë për riparimin e defekteve në këtë shkollë. Rreth kësaj çështjeje kanë reaguar vetë banorët duke e cilësuar se shkaku i kushteve të rënda teknike në këtë shkolla nuk po rritet as cilësia e mësimit, shkruan sot Koha Ditore.

Naim Avdyli, banor nga fshati Jezerc ka sqaruar se asnjëherë nuk janë marrë parasysh kërkesat e tyre për përmirësimin e kushteve teknike të shkollës së fshatit.