77 vjeçarja nga Prishtina, Elmije Gjigoli të mërkurën, u sulmua nga disa qenë endacakë derisa po shkonte për të pame tek një familjar i saj.
E moshuara që u bë për spital vazhdon të mos jetë në gjendje të mirë shëndetësore.
Lidhur me këtë problem të kahmotshëm, nga Komuna i thanë Klan Kosovës se po punojnë në menaxhimin e qenve endacakë, por se nuk kanë resurse të mjaftueshme për t’i mbuluar të gjitha zonat e qytetit.
Situatën s’e përmirësoi as qendra për trajtimin e qenve endacakë që u hap në shtator të vitit 2024, e as vendimi që kushdo që adopton një qen të rrugëve përfiton 50 euro në muaj.
Detajet i mësoni në kronikën e mëposhtme:
















