Gazetari Urall Boshjaku ka folur në lidhje me rastin e serbit të Kosovës që dyshohet se është plagosur dhe rrëmbyer nga xhandarmëria serbe, brenda territorit të Kosovës.
Ai dha detaje në lidhje me këtë rast në Klan Kosova, duke thënë se ai kishte shkuar të merrte mjaltë nga një qytetar tjetër serb.
“Xhandarmëria serbe ka rrëmbyer qytetarin serb i cili ndodhej aty për të marrë mjaltë nga një qytetar tjetër serb i cili vije nga Serbia dhe ishte pjesë e ushtrisë së Serbisë, i cili ishte futur çdo muaj brenda territorit të Kosovës, diku rreth 200 metra brenda dhe po transportonte mjaltë në sasi për rreth 5 kilogramë, për qytetarin i cili ndodhej edhe atë ditë aty për po të njëjtën arsye”, u shpreh Boshnjaku.
















