Nga Emrush Shkodra
Opinionisti mr.Emrush Shkodra mendon se listat për deputet te subjekteve politike nga rajoni i Gjilanit duhet të ndryshojnë.
Bazuar në mendimet e qytetarëve të rajonit të anamoravës pohojnë se nuk janë të kënaqur me punën e Kuvendit të Kosovës, rrjedhimisht as me deputetet e Gjilanit të të gjitha subjketeve politike.
Në mënyrë specifike tregon se kjo legjislaturë nuk ka qenë në nivelin e pritur e rrjedhimisht as në nivelin e duhur.
Prandaj, me të drejtë qytetarët besojnë dhe shpresojnë se këta deputet që ishin pjesë e kësaj legjislature në këtë kuvend nuk meritojnë të kenë edhe një mundësi të dytë si deputet.
Thjeshtë përtej kësaj, subjektet e caktuara politike do të duhej të mendonin mirë para së të përpilojnë listat duke nxjerr emrat e deputeteve që do të gjendet përball qytetarëve.
Shumica nga këta deputet, nuk do të kenë as fytyrë që të dalin dhe të kërkojnë votat e qytetarëve, apo edhe nëse mbyllin sytë duke kërkuar takimet me qytetarë, besoj se këta nuk do të gjejnë rehati në shoqëri.
Mendohet se është një prej legjislaturave më të dobëta që kishte Kosova, është pikërisht kjo e tashmja, në të gjitha aspektet, e posaçërisht nga përgatitja superiore (intelektuale) e deputetëve.
Plotësisht, fitorja e një subjekti të caktuar politik do të varet nga lista e deputetëve që do të jua prezantojnë qytetarëve!
Atëherë cila është logjika nëse mendohet në fitore apo rritje të përqindjes në zgjedhje dhe mos të filtrohet lista për deputet dhe njëkohësisht të përtërihet me individ dhe profesionist të rinj.