Shkëlqim Ajdini
Sot (e martë) nëpër Këshillat e Bashkëisë Islame të Kosovës mbahen zgjedhjet për kryetarë të Këshillave nëpër komuna. Po i quaj zgjedhje kushtimisht, sepse nuk përmbajnë asnjë element të zgjedhjeve në kontekstin demokratik. Bashkësia Islame e Kosovës, ndoshta është instituicioni më jodemokratik në vend. Kjo, për faktin se, zgjedhjet nëpër Këshilla nuk permbajnë garë të fortë në mes të dy a më shumë kandidatëve. Edhe nëse, ta zëmë, një kandidat fiton shumicën e votave, kjo nuk dmth se ai do të shpallet kryetar. Kryetari emërohet ekskluzivisht nga “myftiu” Tërnava, i cili bën përzgjedhjen e tyre në bazë të kritereve të veta personale. Thënë më shqip, përzgjedhë ata që jane lojalë e servilë ndaj tij.
E, kur ta mendosh që gjjthë kjo bëhet në një institucion që pretendon se perfaqëson Islamin ne Kosove. E çka ka islame ketu se?
Çdo here qe jane mbajtur keto zgjedhje ka qene e njejta procedure, andaj nuk po bej perjashtime as selektime, qe mos te keqkuptohet nga dikush se ky shkrim ka nuanca tendencioze.
Gjate ketyre zgjedhjeve sheh nje mobilizim si kurre ne pare te imamëve duke projektuar prapaskena, me synimin e vetem, qe t’ju hyjne ne “huj” kryetarëve e “Myftiut” per ta ruajtur vendin e tyre ose per ta perfituar nje rritje rroge.
E, kur ta mendosh qe keto behen ne nje institucion qe pretendon se perfaqeson Islamin në Kosovë.
E kam thënë edhe në shkrimet më herët se, “myftiu” i vetëshpallur Naim Tërnava, mund të jetë gjjthçka, por vetëm myfti jo. Mund të jetë kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës, por jo myfti. Kjo, për faktin se, pozita apo titulli myfti, është një titull që i atribuohet dikujt që do të jetë autoritet për zgjidhjen e kontesteve të ndryshme fetare dhe që do të japë përgjigje studimore e profesionale fetare (fetva). E, këtë titull nuk e gëzon “myftiu” aktual, sepse nuk është i aftë profesionalisht, por edhe nuk është sinonim i mirëfilltë i titullit myfti.
Mund të themi se, me këtë titull manipulohet në Kosovë, duke shfytëzuar injorancën fetare në vend.
Madje, Shkendije Mujaj, po e luan rolin e “myftiut” më mirë se vet Tërnava. Ajo, ta zëmë komunikoi për opinionin e gjërë se festimi i Ditës së të Dashuruarëve është haram. E, “myftiu” nuk ka komunikuar një dekret të tillë, as në këtë rast, as në raste tjera. Të vetmet komunikime të “myftiut” janë të llojit: “sot është dita e parë e Ramazanit ose Bajramit”.