Shkëndija ka shënuar ndaj TNS në Ligën e Kampionëve

E publikuar: 10/07/2018 20:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nuk ka zgjatur shumë dhe Shkëndija ka kaluar në epërsi kundër TNS në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup.

Mjaftuan vetëm 14 minuta lojë dhe Izair Emini e zhbllokoi rezultatin.

Besart Ibraimi hyri në zonë, ndërsa topi i tij u devijua dhe arriti te sulmuesi 32-vjeçar, i cili shënoi.

Shkëndija synon fitore pa gol të pranuar në duelin e parë me The Neë Saints të Uellsit.

Kjo është pjesëmarrja e dytë në histori në eliminatoret e Ligës së Kampionëve për Shkëndijën. /Telegrafi/