Shkencëtari zviceran shpallet “Zbulues i vitit 2015″

E publikuar: 11/06/2015 19:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një shkencëtar dhe zbulues zviceran ka fituar çmimin Evropian të vitit 2015 për zbulime shkencore. Zyra Evropiane e Patentave (EPA) ka shpërblyer Andreas Manz, zbuluesin 58 vjeçar të teknologjisë Chiplabor për vepër jetësore.

Me këtë zbulim, Manz ka mundësuar që proceset laboratorike të zhvillohen në formate miniaturale. Kjo mundëson që përmes aparateve speciale testuese, përmbajtja e sheqerit në gjak të matet brenda një sekonde dhe vetëm përmes një pike gjaku, shkruan nzz.ch.

Një variant tjetër po ashtu revolucionar i zbulimit të shkencëtarit zviceran është shfrytëzimi i chiplabor-it si test i shpejtë për ADN, për të parandaluar sëmundjet trashëguese.

Ky çmim që njihet edhe si “çmimi Oscar” për zbulime, është themeluar në vitin 2006.

Manz ka të patentuara deri më tash mbi 40 zbulime dhe konsiderohet si njëri ndër kimistët më të shquar në botë./albinfo.ch