Pasi vaksina të prodhohet, do të duhen 90 ditë që ajo ti nënshtrohet të gjitha testimeve dhe të jetë në treg
Shkencëtarët izraelit janë shumë afër zbulimit të vaksinës së parë kundër koronavirusit të ri, sipas Ministrit të Shkencës dhe Teknologjisë në Izrael, Ofir Akunis. Nëse gjitha gjërat shkojnë sipas planit, vaksina do të jetë gati brenda pak javëve dhe do të jetë në treg brenda 90 dite, thuhet në një komunikatë të kësaj ministrie.
“Urime për MIGAL (Instituti Galilee për Hulumtime) për këtë lajm të mahnitshëm”, tha Akunis. “Jam i bindur se do të këtë përparime në këtë fushë, duke na mundësuar një kundërpërgjigje kundër kërcënimit global Covid-19”, tha Akunis, duke ju referuar virusit të ri nga familja e koronavirusëve.
Në katër vitet e fundit, një skuadër me shkencëtar të MIGAL kanë qenë duke zhvilluar vaksina kundër infeksioneve dhe viruseve që sulmojnë organet e frymëmarrjes (IBV), të cilat edhe shkaktojnë sëmundjet bronkiale. Efektiviteti i vaksinës ka rezultuar i suksesshëm gjatë provave paraklinike në Institutin e Veterinarisë.
MIGAL gjendet në Galilee.
“Në fillim qëllimi i jonë ishte të zhvillonim teknologji për këto sëmundje dhe jo një vaksinë specifike për këtë apo atë lloj virusi”, tha Dr. Chen Katz, lider i grupit të bioteknologjisë në MIGAL. “Korniza shkencore për vaksinën bazohet në një vektor të ri të paraqitjes se proteinave, e cila formon një proteinë të tretshme që jep antigjenin viral në indet e mukozës nga endicitoza e vetaktivizuar, duke bërë që trupit të formon një antitrup kundër virusit”.
Endicitoza është një proces qelizorë në të cilin substancat futen në një qelizë që rrethohet me një membranë qelizore, duke formuar një vezikul që përmban materialin e tretur.
Në provat paraklinike, skuadra ka demonstruar që vaksinimi oral shkakton nivele të larta të antitrupave specifik në IBV, thotë Katz.
“Le ta quajmë këtë një fat të madh”, tha ai. “Ne vendosëm ta zgjedhim koronavirusin si një model për sistemin tonë sa për ta provuar konceptin e teknologjisë sonë”.
Por pasi që shkencëtaret vuan në një vijë ADN-në e koronavirusit të ri që është përhapur në tërë botën, studiuesit e MIGAL e ekzaminuan atë dhe zbuluan që koronavirusi i shpendëve ka ngjashmëri të madhe gjenetike me atë të njerëzve dhe se ka efektin e njëjtë të infeksionit, gjë që rrit gjasat për krijimin e një vaksine për njerëzit në një kohë shumë të shkurtër, tha Katz.
“E vetmja gjë që duhet të bëjmë është që ta përshtatim atë me radhitje të re”, thotë ai. “Ne jemi në mes të procesit dhe shpresojmë që pas disa jave ta kemi vaksinën gati për përdorim klinik. Po, pas pak javëve, nëse çdo gjë shkon si duhet ne do ta kemi vaksinën që mbron nga koronavirusi”.
MIGAL do të jenë përgjegjës për zhvillimin e kësaj vaksine të re, por kjo do të shkojë nëpërmes një procesi kohore, përfshirë provat klinike dhe në fund prodhimin e saj, thotë Katz.
Akunis tha se e ka udhëzuar ministrinë e tij, drejtorin gjeneral që t’i shpejtojnë procedurat e aprovimit me qëllimin që të sjellin sa më shpejt vaksinën për njerëzit në treg.
“Duke qenë se ka nevojë globale për vaksinën kundër koronavirusit, ne po bëjmë gjithçka që mundemi që ta përshpejtojmë këtë zbulim”, tha CEO i MIGAL, David Zigdon. Vaksina “do të aprovohet brenda 90 dite”, thotë ai.
Do të jetë një vaksinë orale, që do ta bëj të pranueshme atë për të gjithë njerëzit, tha Zigdon.
“Momentalisht ne jemi në kontakt intensiv me partneret tonë potencial që do të ndihmojnë përshpejtimin për ta testuar atë në njerëz dhe të arrimë në produktin përfundimtar”, tha ai. /GazetaExpress/