Kjo është parë si një shpikje revolucionare në fushën e kujdesit dentar, e cila jo vetëm që bllokon kavitetet por edhe riparon dëmtimet bakteriale.
Përzierja e krijuar çliron minerale si kalciumi dhe fosfati, të cilat dhëmbi i përdor për të krijuar minerale të reja dhe për të riparuar vetveten.
Shpikja e re ka larguar nevojën e përdorimit të mbushjeve me mërkur, të cilat në disa vende janë të ndaluara me ligj për shkak të vetive toksike që ka. Ndryshe nga mbushjet që janë përdorur deri në ditët e sotme, përbërja e re nuk ka pothuajse asnjë shans që të bjerë.
Profesor Robert Hill, i cili ndihmoi në këtë shpikje të bërë në Universitetin Queen Mary, Londër, tha: “Kjo shpikje do të ndryshojë mënyrën se si funksionon kujdesi profesional dentar, ajo do të reduktojë masën e kaviteteve, do të riparojë dëmtimet dhe do të ulë numrin e kaviteteve dytësore. Këto janë mbushje që duhet të zgjasin përjetësisht”.
Mbushja përbëhet nga përzierje bioaktive qelqi që çlirojnë fluorur, kalcium dhe fosfat, që janë elemente të nevojshëm për formimin e mineraleve të dhëmbëve . Ajo i mbush boshllëqet me minerale, duke penguar kështu që bakteret të hyjnë në hapësirat e vogla midis mbushjes dhe dhëmbit, gjë që çon në krijimin e më shumë kaviteteve.Shëndeti.