Një përplasje me armë zjarri është verifikuar pasditen e së mërkurës në Tiranë, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen 3 persona.
Sipas informacioneve të fundit, ngjarja ka ndodhur në bulevardin Zogu i Parë, ku dy automjete në ecje e sipër kanë shkëmbyer zjarr mes tyre.
Burime policore zyrtare bëjnë me dije se dy nga viktimat kanë humbur jetën menjëherë, ndërsa i treti në spital për shkak të plagëve të rënda.
Ndërkohë, agjentët e policisë që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes kanë nisur mbledhjen e provave materiale, si dhe identifikimin e personave të përfshirë në këtë ngjarje.
Mësohet se atje ndodhet edhe drejtori i përgjithshem i Policisë së Shtetit, Haki Çako, i cili po koordinon proçedurat hetimore me agjentët e antikrimit. Pritet që në orët në vazhdim të zbardhen paraprakisht motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.
/ Top Channel