Shkëmbehen fjalë të rënda në Bruksel, midis Vuçiqit dhe Thaçit

E publikuar: 14/10/2015 13:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E përditshmja serbe “Blic”, raporton se gjatë takimit të djeshëm në Bruksel mes kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq dhe zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës Hashim Thaçi, janë shkëmbyer fjalë të rënda. Në Bruksel thuhet se nuk është diskutuar rreth pranimit të Kosovës në UNESCO.
“Mos më folni më për kapitujt. Nëse dëshironi mund t’i hapni, nëse jo mos i hapni”, ka reaguar me vrull Vuçiq, gjatë takimit joformal në Bruksel me kreun e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini dhe me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, transmeton lajmi.net.
Sipas medieve serbe, Vuçiq ka thënë se “Serbia e ka mbajtur fjalën e saj, por se gjithë të tjerët nuk i kanë përmbushur detyrimet e tyre”. Ai ua ka rikujtuar se Qeveria e Kosovës ende nuk e ka miratuar një dekret për formimin e komunave serbe, dhe se marrëveshja për kadastër qysh nga viti 2011 nuk ka filluar të zbatohet.
Vuçiq ka dënuar ashpër arrestimin e serbëve në Brezovicë, dhe përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në UNESCO pa dijeninë e Serbisë, dhe jo vetëm nga ana e Prishtinës por edhe nga shumica e shteteve anëtare të BE-së.
Bisedimet në Bruksel kanë qenë të vështira, dhe raportohet se ka pasur grindje verbale midis Vuçiqit dhe Thaçit.
Duhet theksuar se Serbia është shumë e nervozuar me kushtëzimin për hapjen e kapitullit të 35-të, pasi aty kushtëzohet njohja e shtetit të Kosovës. /lajmi.net
– See more at: http://lajmi.net/shkembehen-fjale-te-renda-ne-bruksel-midis-vuciqit-dhe-thacit/#sthash.aTPXWVpw.dpuf