Shkëlzen Gashi: Për Kurtin vendimi për Manastirin ishte i vështirë, por i mirë për Kosovën

E publikuar: 13/03/2024 21:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti Shkëlzen Gashi tha se zbatimi i vendimit për Manastirin e Deçanit i sjellë shumë përfitime Kosovës.

Ai tha se më mirë që kryeministri Kurti ka hequr dorë nga ajo çka ka thënë në të kaluarën për 24 hektarët e Manastirit, sepse sipas tij, po të mos hiqte dorë nga qëndimi i tij do të “dëmtohej interesi i Kosovës”

“Kemi dhënë 24 hektarë, por kemi marrë anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës prej së cilës qytetarët e Kosovës kanë me pas shumë përfitime dhe më i rëndësishmi ka me qenë ajo në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut, ose Gjykatën e Strasburgut”, tha Gashi në Pressing.