Shkëlzen Gashi: Nuk ka zgjedhje sivjet, Kurti ka qëllim të hyjë në histori me këtë detaj

E publikuar: 02/04/2024 21:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti Shkëlzen Gashi është i bindur se sivjet nuk do të ketë zgjedhje në Kosovë. Sipas tij, kryeministri Albin Kurti ka qëllim që të hyjë në histori me detajin që e ka çuar mandatin deri në fund.

Këtë koment Gashi e dha në Pressing në T7.

“Gjithëherë ju kom bo lutje kolegëve me të cilët kam qenë në panel që të mos paralajmërojnë zgjedhje në pranverë, në vjeshtë, sepse kjo qeveri ka me përfundu mandatin deri në fund”, tha Gashi.

“Vazhdoj me qenë i bindun që nuk ka zgjedhje dhe ky (Albin Kurti) e çon mandatin deri në fund. Ky e ka shumë me rëndësi me u fut në histori edhe për një kësi seni shumë të vogël si kjo është qeveria e parë që e ka çu mandatin deri në fund. Ky e ka shumë të rëndësishme historinë edhe për kësi seni që është jo shumë i rëndësishëm në shikim të parë”, tha Gashi në Pressing, transmeton Express.