Zvicra ka shënuar fitore bindëse me rezultat 3-0 ndaj Estonisë, falë paraqitjes spektakolare të shqiptarëve të ekipit helvetik.
Zvicra startoi me shumë lojtarë shqitparë në formacion, ku nuk munguan Behrami, Xhaka dhe Shaqiri.
Qysh në minutën e 17-të u pa efekti i shqiptarëve. Pas një harkimi të Shaqirit, Schar realizoi për 1-0.
10 minuta më vonë (27′), ishte sërish Shaqiri që furnizoi me një top të mirë Xhakën, i cili me një supergol e dyfishoi epërsinë.
Zvicra dominoi edhe në vazhdim të takimit, kurse në fund sërish Shaqiri u shfaq në skenë duke komopletuar hettrikun e asistimeve për të ndihmuar Haris Seferovicin i cili realizoi për 3-0 dhe rezutlatin përfundimtar.
Me këtë fitore, Zvicra mban vendin e tretë dhe hapin ndaj rivalëve në Grupin E, pasi Anglia ka 15 pikë në vendin e parë, dhe Slovenia 9 pikë në vendin e dytë.
/Telegrafi/