Shkatërroi ‘magjinë’ e spektaklit…Xhensila Përe i vërsulet Linda Reit

E publikuar: 20/12/2017 12:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Linda Rei u largua nga spektakli pas një konflikti me moderatoren e Klan, Rudina Magjistari dhe më pas vijuan mosmarrëveshjet me drejtuesit e spektaklit.

Por Linda Rei duket se është ende e inatosur me ta. Ajo ka tentuar të shkatërrojë magjinë e spektaklit duke zbuluar me pamje fituesin. Nga foto duket se është pikërisht Xhensila Pere ajo që merr kupën.

E gjithë ‘rrëmuja’ ndodhi për shkak të një shtyrje të spektaklit si pasojë e zhvillimeve politike në vend.  

Pasi në media kanë qarkulluar pamjet e publikuara nga transgjinorja shqiptare vjen dhe reagimi i Xhensila Peres.

 “Njerëz të papunë, qenie hibride pa identitet që vdesin për vëmendje edhe pse analfabetë!”-ka shkruar Pere në një postim në Insta Story, që duket se i drejtohet pikërisht Lindës.

Nuk dihet nëse spektakli do të sjellë ndryshime apo në të vërtetë do të jetë Xhensila ajo që do shpallet fituese. Nata Finale do të shfaqet në ekran të hënën e 25 dhjetorit. /Gazeta Express/