Policia e Tiranës shkatërroi një rrjet të shfrytëzimit të vajzave minorene në lokalet e muzikës tallave. Ato shfaqeshin si balerina dhe këngëtare, por në të vërtetë shfrytëzoheshin për prostitucion.
Ky grup sdrejtohej nga 22 –vjecarja Silvi Zhuri dhe një mikeshë e saj me inicialet A.D. Nga veprimet hetimore, oficerët kishin arritur të zbulonin se edhe pas arrestimit të 26 – vjeçares F. Xhemali, e cila ndodhet në burg prej muajit Maj bashkë me 2 persona të tjerë, rrjeti i shfrytëzimit të vajzave minorene vazhdonte të ishte aktiv.
Konkretisht, Policia identifikoi një vajzë me emrin Silvi, e cila aktualisht drejtonte grupin, e ndihmuar nga mikesha e saj, A.D.
Ajo miqësohej me vajza të moshave 16 – 18 vjeç, të cilat i ftonte për të dalë me të në lokale me muzikë live, kryesisht tallava dhe aty i prezantonte me meshkuj të moshave mbi 35 – vjeç. Pasi binin dakord me klientët, tutorja 22 – vjeçare përcaktonte edhe çmimin që duhet të paguanin klientët në hotelet në periferi të Tiranës.
Hetimet për këtë rrjet shfrytëzimi filluan në muajin Maj, pas operacionit “Tallava 2015”.
Tv Klan