Shkatërrohen ditarët e shkollës “Gjon Serreqi” (Video)

E publikuar: 11/04/2015 21:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Gjon Serreçi” në Ferizaj persona të panjohur kanë demoluar inventarin e zyrave të kësaj shkolle dhe kanë dëmtuar regjistrat e nxënësve të klasave të nënta.

Ky akt vandal mësohet se ka ndodhur gjatë vikendit, ndërsa drejtori i kësaj shkolle, Milazim Dërguti, thotë se kjo mund të jetë bërë nga nxënësit të cilët nuk janë të kënaqur me suksesin e tyre dhe kështu kanë dashurt’i fshehin gjurmët. Por cak i këtij vandalizmi nuk kanë qenë vetëm regjistrat ngase këtu është shkatërruar edhe një pjesë e inventarit të zyreve përfshirë edhekompjuterët, laptopet, printeret etj.