Komisioni Hetimor Parlamentar sot e ka të ftuar ish-kryeshefin ekzekutiv të Telekomit të Kosovës, Shyqyri Haxha. Ai do të intervistohet nga ky komision për gjendjen në të cilën ndodhet kjo kompani. Mbledhja e komisionit është planifikuar që të nisë nga ora 10:00. Telekomi i Kosovës aktualisht gjendet në krizë të thellë financiare ku po rrezikon të falimentojë dhe 2500 punëtorë do të mbesin pa punë.
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në Postë Telekomin e Kosovës (PTK) dhe Vala interviston ish-Kryeshefin e Telekomit të Kosovës, Shyqeri Haxha.
Nën drejtimin e Haxhës PTK kishte filluar rënia e vlerës dhe shkatërrimi i kësaj ndërmarrje e cila ishte me fitimprurësja në vend.
Po ashtu në kohën sa PTK udhëheqjes nga Haxha, ishin punësuar me qindra persona që kryesisht ishin militant të Partisë Demokratike të Kosovës.
Nën drejtimin e tij ishin nënshkruar disa kontrata te dëmshme që dëmtonin rëndë PTK-në e veçmas ajo qe me së shumti ka shkatërruar dhe ka zhvatur në tërësi PTK ishte kontrata me Z-mobile.
Kujtojmë se Telekomi i Kosovës aktualisht gjendet në krizë të thellë financiare ku po rrezikon të falimentojë dhe 2500 punëtorë do të mbesin pa punë. Ky skenar mund të ndodhë nëse Telekomit deri më datën 15 të këtij muaji nuk i paguhet borxhi prej 25 milionë e 900 mijë eurove Z-mobilit.
Borxhi prej mbi 25 milionë euro që Telekomi i Kosovës i ka kompanisë Z-Mobile, ka të bëjë me mospërmbushjen e kontratës nga ana e Telekomit për dhënien e 100 mijë numrave të telefonit dhe shërbimeve të internetit 3G dhe 4G.
Kompania Z-Mobile ekzekutimin prej rreth 26 milionë euro po e kërkon nga Telekomi i Kosovës mbi bazën e vendimit të Tribunalit të Arbitrazhit në Odën Ekonomike Ndërkombëtare të vitit 2016.
Komisioni Hetimor Parlamentar nga muaji i kaluar ka filluar intervistimin dështakëve dhe njerëzve që janë përfshirë në punën e Telekomit.
Në listën e Komisionit për intervistim janë edhe dy krerët e shtetit, kryeministrin, Ramush Haradinaj, e presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, derisa është propozuar edhe lideri i LDK-së, dikur kryeministri Isa Mustafa.
Telekomi i Kosovës është kompani publike e transformuar në shoqëri aksionare, në të cilën operon telefonia fikse dhe ajo mobile Vala. Operatori Vala ka mbi 1.2 milion konsumatorë në nivel vendi.
Kjo kompani ka përafërsisht 2400 punonjës, kurse paga mesatare, llogaritet të jetë mbi 730 euro. Qeveria e Republikës së Kosovës është pronare e 100 për qind të aksioneve të Telekomit të Kosovës. /Monitor.al