Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkarkuar zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Musa Cena.
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar 1 muaj paraburgim zëvendësministrit të Zhvillimit Rajonal, Musa Cena, dhe dy personave të tjerë të arrestuar, Hazër Shehu dhe Nysret Shala.
“Sot kam liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Musa Cena. Vendimi është marr mbi bazën e dyshimit se vepra është kryer gjatë mandatit aktiv të tij. Ftoj organet e rendit dhe të drejtësisë, që ta kryejnë punën me përgjegjësi në çdo situatë”, ka shkruar Haradinaj në facebook.
Lirimi, thotë Haradinaj, është bërë për t’i dhënë hapësirë organeve të rendit e të ligjit, që të ndjekin dhe gjykojnë paanshmërisht.