Kompania e ujësjellësit rajonal “Prishtina” ka shkarkuar Gjelosh Vatajn nga posti i drejtorit gjeneral të kësaj kompania, raporton Republika.info.
Shkarkimin e tij e ka bërë Bordi drejtues i ujësjellësit KUR “Prishtina”, me votim unanim dhe kjo i është konfirmuar edhe nga dy anëtarë të bordit, të cilët kanë thënë që së shpejti do të konfirmohet edhe zyrtarisht shkarkimi i tij.
“Anëtarët e bordit drejtues kanë mbajtur sot një takim, i cili ka rezultuar me vendimin për shkarkimin e Gjelosh Vatajt për shkak të keqmenaxhimit të tij”, kanë konfirmuar ata për Republika.info.
U.d. i drejtorit të KUR “Prishtina” përkohësisht është zgjedhur Ilir Abdullahu.
Vataj ishte shkarkuar edhe në gusht të vitit 2015, por vendimi për shkarkimin e tij ishte shfuqizuar më pastaj nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.
















