Shkarkohet ministri serb i Mbrojtjes për shkak të komenteve seksiste

E publikuar: 05/02/2016 21:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvendi i Serbisë ka shkarkuar nga detyra ministrin e Mbrojtjes, Bratisllav Gashiq.

Votimi me 195 vota për, aq sa edhe ka qenë numri i deputetëve të pranishëm në sallë, ka ardhur pas kërkesës së kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që Kuvendi të mbështesë propozimin e tij për shkarkimin e Gashiqit për shkak të komenteve seksiste.

Në një konferencë më 7 dhjetor, Gashiq ka parë një gazetare duke u gjunjëzuar, për të mos penguar pamjet e kamerave, dhe ka thënë: “Më pëlqen kur gazetaret gjunjëzohen kaq lehtë”, transmeton rel.

Komentet e tij kanë shkaktuar disa protesta nga gazetarët në Serbi.