Drilon Gashi, këshilltari i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, është liruar nga detyra.
Këtë e ka konfirmuar për Express Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të Konjufcës.
“Po, sot është liruar nga detyra”, tha ai.
Gashi ishte dënuar nga Gjykata Themelore e Pejës me vërejtje gjyqësore për lëndim të lehtë trupor ndaj gruas së tij. Ai më 30 dhjetor 2017 e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij me grushte dhe e kishte goditur me dru.
Këto ai i ka mohuar, duke thënë se me gruan kishin pasur thjesht “një zënkë”.