Bordi i ri i Përkohshëm i Korporatës Energjetike të Kosovës e ka shkarkuar sot drejtorin e kësaj ndërmarrje Nijazi Thaçin dhe zëvendësdrejtorin Nysret Kelmendi.
Klan Kosova mëson nga burime të veta se ky shkarkim ka ndodhur në mbledhjen e sotme të bordit e cila ka zgjatur jo më shumë se 15 minuta.
Vendimi dhe arsyetimi për këto shkarkime pritet të bëhen publike gjatë ditës.
Qeveria e Kosovës në detyrë gjatë ditës së djeshme e ka shkarkuar Bordin e Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës, në vend të cilit është emëruar Bordi i përkohshëm.

















