Shkarkohet Drejtoresha e Burgut të Grave, Jakaj: Qeveria s’e pa të arsyeshme të vazhdoja

E publikuar: 16/10/2017 10:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xhoi Jakaj, drejtoresha e Burgut të Grave në Tiranë, u shkarkua nga detyra pa ndonjë motivacion me bazë. Jakaj u bë e njohur kur disa muaj më parë kërkoi lirimin nga burgu të disa grave të moshuara me sëmundje të rëndë.

Xhoi Jakaj, teksa njofton shkarkimin e saj në Fb, nuk e përmend këtë fakt, por shprehet:

“Të dashur miq. Si per ironi të fatit, më datën 10 është emërimi dhe shkarkimi im si Drejtore e burgut të grave. Sot dorëzova detyrën në formën më qytetare e të civilizuar. Qeveria aktuale nuk e pa të arsyeshme, vazhdimësinë time në këtë detyrë.

Gjatë 22 muajve ne drejtimin e atij institucioni zbatova me përpikmëri ligjin, por nuk kam reshtur as nuk do resht së foluri dje, sot, nesër e përgjithnjë, ne mbeshtetje te njerezve ne nevoje edhe nese ajo ka kosto, ne punen e jeten time ka vend ndershmeria, virtyti, dhe e verteta.”