Shkarkohen dy anëtarë të bordit të përkohshëm të “Telekomit të Kosovës”

E publikuar: 23/04/2020 18:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot janë shkarkuar dy anëtarë të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore në “Telekomi i Kosovës”, ky vendim u mor gjatë mbledhjes së 26-të me radhë të Qeverisë në detyrë, kështu thuhet në njoftimin e Zyrës së Komunikimit Publik në Qeveri.

“Qeverisë së Kosovës janë shkarkuar dy anëtarë të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore në “Telekomi i Kosovës”, Luljeta Elezaj dhe Teki Shala të cilët janë zëvendësuar me Lule Ahmedi dhe Hekuran Nikçi”, thuhet në njoftim.