Branimir Stojanoviq, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, ka thënë se shkarkimi i ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq, nuk është bërë në pajtim me Listën Serbe dhe se ky veprim i kryeministrit Isa Mustafa është hedhje e benzinës në zjarr.
Ai ka thënë për Klan Kosova, se në gjithë këtë ndryshim në qeveri kanë gisht disa persona që nuk e përfaqësojnë Listën Serbe.
Kështu, ai tha se brenda ditësh do të zbulohet se kush janë këta individë, e më pas do të dalin me qëndrim publik.