Shkarkimi i Mariqit sulm politik

E publikuar: 16/12/2016 22:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lista Serbe, ka deklaruar se shkarkimi i Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq, është sulm politik mbi serbët.

“Kryeministri Isa Mustafa duhet ta bëjë të ditur e në çfarë baze ka vendosur ta heqë ministrin tonë dhe të emërojë një tjetër. Administrata e tij po mashtron dhe po dezinformon publikun se ajo është bërë në pajtim me listën e Serbisë”, thuhet në deklaratën e kësaj partie, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa, për Klan Kosovën zëvendëskryeministri Branimir Stojanoviq, ka thënë se Mustafa me këtë shkarkim i ka hedhur benzinë zjarrit.