Studioja e Sky Sports NFL u detyrua të evakuohej gjatë mesit të një ndeshjeje play-off për shkak të një alarmi zjarri.
Alarmi u aktivizua gjatë mbulimit të Sky për ndeshjen mes Buffalo Bills dhe Baltimore Ravens në raundin Divisional të play-off-it të NFL.
Buffalo Bills dolën fitues nga një ndeshje shumë e ngushtë me rezultatin 27-25, duke siguruar një ndeshje të madhe kundër kampionëve aktualë të Super Bowl dhe “klubit të fansave të Taylor Swift,” Kansas City Chiefs.
Skuadra e Travis Kelce kaloi më tej pasi mposhti Houston Texans të shtunën.
Megjithëse veprimet e tensionuara nga SHBA tërhoqën vëmendjen, shikuesit u magjepsën më shumë nga drama në studion e Sky, ku i gjithë paneli u detyrua të largohej nga ndërtesa.
Alarmi i zjarrit la gjithë prodhimin pa staf, por moderatori Neil Reynolds shkoi në rrjetet sociale për të shpjeguar situatën.
“Alarm zjarri… duhej të linim ndërtesën për momentin. Shpresoj të kthehemi me ju në @SkySportsNFL së shpejti. Kurrë nuk ka momente të mërzitshme gjatë play-off-eve”, shkroi ai në X.
Pasi u morën të gjitha masat e sigurisë, paneli u rikthye në studio dhe e trajtoi situatën me humor së bashku me kolegët.
“Nuk do të lejojmë që një alarm zjarri të na ndalojë! Është play-offi në futboll”!
“U munduan të na largonin, por jemi kthyer!”, shtoi një tjetër.
“Ai tingulli i lartë nuk ishte alarmi i zjarrit. Rezulton që ishte zëri im gjatë gjithë kohës!”, u përgjigj Reynolds.
Fansat gjithashtu e shijuan këtë ngjarje anësore dhe iu bashkuan humorit të Reynolds në rrjetet sociale.
“Mos u shqetëso Neil, mund ta marr unë përsipër për 5 minuta nga divani im në shtëpi”, shkroi një tifoz.
“Pushimet e lojës dukeshin si të përjetshme duke parë vetëm pamje të stadiumit haha”, shtoi një tjetër.
“U hutova aq shumë, sinqerisht mendova se ishit larguar pa thënë lamtumirë lol”, komentoi një i tretë.
“Një alarm zjarri në orën 12:40 pas mesnate lmaoooooo s’ka shans”, bëri shaka një fans tjetër në X. /GazetaExpress/