Shkaku i së dashurës, Mesut Ozil mund të transferohet në PSG, Milan apo Inter

E publikuar: 29/08/2018 14:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesut Ozil mund të ndryshoj ambient gjatë afatit kalimtar të janarit ose në fund të këtij sezoni.

Mesfushori pritet të braktis radhët e Arsenalit shkaku i të dashurës turke, Amine Gulsen.

Kjo e fundit raportohet se i ka kërkuar lojtarit që të zhvendosen për të jetuar në kryeqytetin francez, Paris si apo qytetin italian, Milano.

E gjithë kjo pasi që bukuroshja dëshiron të zgjeroj biznesin e modës edhe në këto dy qytete evropiane.

The Daily Express shkruan sot se tashmë agjenti i lojtarit ka nisur bisedimet me skuadrën e Paris Saint-Germain, Milanit si dhe Interit.

Megjithatë, nuk dihet nëse do të lëvizë mesfushori pasi që gjatë verës e ka zgjat kontratën me londinezët deri në vitin 2023.

Ndryshe, vlera aktuale e 29-vjeçarit në tregun e transferimeve llogaritet 45 milionë euro dhe këtë shumë për momentin mund ta paguajë vetëm parisienët dhe interistët. /Telegrafi/