Si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe të pandërprera, lumi Mirusha ka dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje në disa pjesë të Malishevës, thuhet në një njoftim të kësaj komune.
Po ashtu, thuhet në njoftim, edhe në vendbanimet tjera ka sasi të mëdha të ujit, pothuajse në të gjitha vendbanimet.
Si rezultat i kësaj, shtohet më tej, të gjitha shkollat në Malishevë, sot janë mbyllur, ndërsa kjo ditë e humbur, do të zëvendësohet një ditë tjetër.
Në këtë drejtim luten qytetarët të mos lëvizin pa nevojë, pasi gjendja në rrugë është e rënduar.
“Të gjitha ekipet emergjente, janë në terren duke i ndihmuar qytetarët që kanë nevojë, si drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, njësia e zjarrfikësve dhe shpëtimit dhe Policia e Kosovës”, përfundohet në njoftimin e Komunës së Malishevës. /Telegrafi/



















