Shkak mungesa e ngrohjes, shkolla “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë shtyn nisjen e mësimit

E publikuar: 11/01/2026 12:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë ka njoftuar se, për ciklin 6–9, fillimi i gjysmëvjetorit të dytë shtyhet për shkak të mungesës së ngrohjes qendrore dhe temperaturave të ulëta.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook.

Vendimi, i marrë nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Fushë-Kosovë, parashikon që mësimi të rifillojë më 19 janar 2026.