Indonezia i ka kërkuar ofruesve të internetit të mbyllin disa shërbime të internetit në ishullin e saj të pushimeve në Bali të shtunën, për të respektuar “Ditën e Heshtjes” të Vitit të Ri të ishullit kryesisht Hindu.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shumica e aktiviteteve në ishull, i njohur për plazhet dhe tempujt e saj, zakonisht ndalen në ditën e “Nyepit”, duke përfshirë mbylljen e përkohshme të aeroportit ndërkombëtar.
Por kjo është hera e parë që ofruesve të internetit u është kërkuar të kufizojnë edhe shërbimin e internetit.
Kjo pasi që në një deklaratë, ministria e komunikacionit tha se krerët fetarë në Bali kishin bërë thirrje për një ndërprerje të internetit për 24 orë, që nga ora 6 e mëngjesit të së shtunës. /Telegrafi/