Pullazi i objektit të zjarrfikësve në Prishtinë, është dëmtuar ku për pasojë është duke pikuar ujë nga reshjet e shiut.
Një pjesë e këtij objekti tashmë është jo funksional dhe i pashfrytëzueshëm. Komuna e Prishtinës, ka kontraktuar një kompani për sanimin e dëmeve, të cilët tashmë kanë filluar punën, njofton Klan Kosova.
Zjarrfikësit po ankohen se për këtë gjendje të rëndë të objektit, Komuna ka qenë e njoftuar nga fillimi, por nuk kanë ndërmarrë masa për të rregulluar problemin dhe për pasojë e këtij dëmtimi, dhomat e pushimit të tyre janë të pashfrytëzueshme edhe për një kohë.