Për herë të parë pas 7 vitesh Samsung dhe Apple nuk ishin dy prodhuesit më të mëdhenj në botë të smartfonëve ndërsa Huawei parakaloi Apple në tre mujorin e dytë.
Sot u përsërit i njëjti skenar edhe për tre mujorin e tretë të vitit. Samsung humbi 1.8% duke rënë në 20.3% të tregut me 11.1 milion 72.2 milion telefonë të shitur.
Zakonisht Samsung zotëron 1/5 e tregut e për këtë tre mujor qëndron i pandryshuar.
Galaxy Note 9 si duket e ka pasur të pamundur të fitojë terrenin e humbur të Galaxy S9 dhe S9+.
Huawei ishte fitimtari i madh duke fituar 4.2% në 14.6% të tregut. Ende prodhuesi Kinez është më pranë Apple sesa Samsung.
Apple gjithashtu është rritur me 0.8% në 31.2% falë shitjeve të iPhone XS. Modeli buxhetor iPhone XR, i cili erdhi në tre mujorin e katërt gjithashtu pritet të ketë një performancë të kënaqshme.
Xiaomi u rrit me 2.2% në 9.7% të tregut ndërsa Oppo vetëm 0.3% në 8.4%.
Kompanitë jashtë pesëshes më të mirë humbën 5.8%. Prodhuesit e telefonëve shitën 355.2 milion njësi në mbarë botën, rënie me 6% krahasuar me një vit më parë. /PCWorld Albanian