Tregu i kompjuterave vijon me rënie sipas firmave analitike Gartner dhe IDC. Të dy firmat arritën në përfundimin se 2018-ta ishte një vit negativ për këtë treg.
Por ato ndryshuan qëndrime tek prodhuesi që ka shitur më shumë: HP apo Lenovo. Ashtu si një vit më parë Dell vijon të jetë i treti.
Gartner përllogariti që shitjet e kompjuterëve kanë rënë me 4.3% në 68.6 milion njësi në tre mujorin e fundit të 2018-ës ku gjashtë prodhuesit e parë janë: Lenovo, HP, Dell, Apple, Asus dhe Acer.
Gartner thotë se Lenovo dhe Dell kanë shënuar rritje ndërsa pjesa tjetër është me rënie.
Ndërsa IDC thotë se shitjet ranë me 3.7% në 68.1 milion njësi në tre mujorin e katërt. Pesë prodhuesit e parë ishin Lenovo, HP, Dell, Apple dhe Acer.
Kompania thotë se pjesë e shitjeve të Lenovo janë përllogaritur edhe shitjet e kompjuterëve Fujitsu.
2018
Për 2018 Gartner thotë se shitjet kanë rënë me 1.3% në 259.3 milion kompjuterë krahasuar me 262.6 milion një vit më parë.
IDC thotë se shitjet kanë rënë me 0.4% nga 259.6 milion një vit më parë në 258.4 milion në 2018-ën. /PCWorld Albanian