Shitjet e prodhuesit Tajvanez të telefonëve HTC ranë me 68% në Qershor, rënia më e madhe në dy vite ndërsa ish kompania lider në industri vijon të humbasë konsumarë.
Dikur shumë popullor në mesin e konsumatorëve dhe investitorëve, popullariteti i HTC-së ka rënë përballë Apple, Samsung dhe Xiaomi.
Në Qershor kompania kishte shitur vetëm 72 milion dollarë produkte.
Pritet që këtë vit HTC të lançojë më pak modele ndërsa volumi i prodhimit do të jetë afro 2 milion njësi.
Javën e kaluar HTC tha se do të skurtonte fuqinë punëtore me 1,500 punonjës.
Këtë vit vlera e aksioneve të HTC ka rënë me 30%. /PCWorld Albanian