Veshjet e shtrenjta, veçanërisht atletet e firmave të mëdha sportive, janë ndër gjërat kryesore që i ëndërrojnë të rinjtë. Në pamundësi t’i blejnë, disa i hyjnë edhe botës se errët të shitjes së drogës.
Për këtë arsye, policia në Wiltshire të Anglisë, po i godet aty ku u dhëmb më së shumti, pasi po i zë me sasi droge, transmeton Telegrafi.
Atyre po u konfiskohen veshjet e shtrenjta, për tu detyruar që të veshin rrobe që për ata konsiderohen të turpshme.
‘Mbretërit’ që dikur krenoheshin me atlete që kushtojnë qindra euro, detyrohen të shkojnë në shtëpi me një palë të pesë eurove dhe tuta sportive me kualitet të dobët.
Deri më tani, policia ka mbledhur më se 100 palë atlete të shtrenjta, që pritet të falën për bamirësi. Në anën tjetër, kjo formë e lejuar me ligj, po konsiderohet si masë parandaluese, për ata që i hynë botës së trafikimit në moshë të re. /Telegrafi/