Dua Lipa vazhdon me sukseset dhe bukuroshja shqiptare nuk e ka ndërmend të ndalet.
Këngëtarja e shumë hiteve do të fillojë turneun britanik në pranverë, kësaj radhe në lokacione më të mëdha.
Këngëtarja nga Prishtina pritet të nisë turneun në mbarë botën, por teksa sukseset e koncerteve në Amerikë s’po ndalen, ajo gati sa nuk i ka shitur biletat për turneun britanik.



















