Shërbimi Informativ i Shtetit ka arritur të sigurojë sot një rritje prej 5.2 % të buxhetit të vet për vitin 2018 në Komisionin e Sigurisë.
Në Komision, argumentat për pamjaftueshmërin e fondit të propozuar, 1.5 miliardë lekë, i ka prezantuar Drejtori Ekonomik Ylvi Aga. Të pranishëm ishin deputetët e PS dhe LSI, pasi ata të PD-së e bojkotuan për shkak të çështjes “Tahiri”.
Pavarësisht se mbledhja u bë me dyer të mbyllura, siç kërkoi SHISH, mësohet se kërkesa për rritje fondi për godina, zyra, pajisje përgjimi etj. që ishte refuzuar nga Ministria e Ekonomisë, u miratua nga deputetët e pranishëm si domosdoshmëri për sigurinë kombëtare.