Një boshnjak i cili ka qenë rob në llogoret e kriminelit serb Zheljko Razhnjatoviq Arkan, ka folur për tmerrin që kanë përjetuar. Ai ka thënë se krimineli Arkan shepsheherë e ka sjellë edhe bashkëshorten e tij të njohur me nofkën “Ceca” për të shikuar se si i maltreton të arrestuarit.
“Arkani e sillte Cecën te llogori Shtëpia e Shuktiur në Banja Llukë ku ishim të arrestuar, na provokonte dhe na rrihte para syve të saj”, ka deklaruar Ismet Svarka për agjencinë boshnjake të lajmeve, Patria, transmeton lajmipress
Ai bashkë me tre bashkëluftëtarët e brigadës 17 Zaim Smajiq, Xhemail Uzeiroviq dhe Esad Agiçiq më 29 shtator të vitit 1995 janë arrestuar në Manjaci, e pastaj janë dërguar në një llogor në Banja Llukë. Robërimi i tyre është incizuar në videon më poshtë ku shihet edhe biseda e tyre me Arkanin.