Nëse e bëjmë bashkë vlerën e veturave që vozisin vetëm nëntë deputetë të Kuvendit të Kosovës, shifra del 141 mijë euro.
Ekipi i Magazina.al ka hulumtuar të dhënat për këtë numër të deputetëve të partive të ndryshme politike.
Nga kjo listë, ai që ka paguar më së shumti për makinën e tij është deputeti i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, i cili ka paguar hiç më pak se 30 mijë euro për një Audi A6.
Vetëm 5 mijë euro më pak, pra 25 mijë, i ka shpenzuar deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu-Kamishi, për një Mercedes ML si ky:
Ndërsa bashkë-partiakja e Kamishit, Blerta Deliu, ka blerë Mini Kuper për 20 mijë euro.
20 mijë euro ka paguar për Tiguanin e saj edhe Besa Gaxheri, deputete në LDK.
Lista pasohet nga Fadil Demaku i PDK-së, i cili ka paguar 15 mijë euro për një Audi A4.
4 mijë më pak, pra 11 mijë euro, ka paguar Armend Zemaj i LDK-së, për një veturë të tipit Audi A4 .
Për 10 mijë euro Rexhep Selimi i Vetëvendosjses, ka blerë një Volvo XC90 si kjo:
Puhije Demaku nga Vetëvendosje vozitë një Citroen Xsara, të cilën e ka paguar 5 mijë euro.
5 mijë euro i ka kushtuar vetura edhe Agim Çekut të PDK-së, i cili vozitë një VW Golf 3.
Kjo s’do të thotë që deputetët tjerë kanë vetura më të lira. Por kësaj radhe kemi zgjedhur vetëm këta. /Magazina.al/