Asnjëherë nuk ka pajtime mes përdoruesve të iPhone dhe atyre të Samsung. Për shumë njerëz, iPhone konsiderohet si “mbret” i telefonave të mençur.
Për pjesën tjetër të njerëze Samsung është kulmi i teknologjisë së telefonëve. Por, dilema pritet të marrë fund nga koncepti i ri i dy kompanive që vijnë me produktet e reja, iPhone 8 dhe Samsung Galaxy S8.
iPhone 8 duket se do të jetë i ridizajnuar komplet me kamerë para me infrared. Poashtu do të ketë seonzorë 3D për të shtuar fytyrat e njerëzve në aplikacione e lojëra, apo njohjen e fytyrës.
Në anën tjetër Samsung do të dal me ekran më të madh, 5.7 inç ndërsa përmasat poashtu do të jenë tejet të mëdha të memories.
Ekspertët e teknologjisë janë duke analizuar se cili produkt i gjigantëve do të jetë më i mirë.
Në këtë video mund të shikoni edhe analizën e dy produkteve që shpejt mund të jenë në duart e juaja.
https://www.youtube.com/watch?v=t2sTH7-Y3i0