Një i ri u akuzua për shkak se ai e dëmtoi bankomatin kur e goditi me dorën e tij disa herë, për një arsye të pabesueshme – sepse bankomati thuhet se i dha atij shumë para.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Michael Oleksik i cili u arrestua të enjten pas një hetimi tre-javor mbi ngjarjet që ndodhën në fund të nëntorit në Florida.
Oleksik u kap nga një kamerë e sigurisë duke goditur ekranin e bankomatit, shkruajnë mediat e huaja.
Një dëshmitar tha se Oleksik, 23 vjeç, menjëherë e thirri bankën dhe i tha menaxherit se çfarë kishte bërë.
Ai thuhet se ishte “i zemëruar, sepse bankomati i dha atij më shumë para dhe nuk dinte se çfarë të bënte”.
Më pas ai kërkoi falje për dëmin dhe tha se ishte në një nxitim për të shkuar në punë.
Përkundër faljes, banka vendosi ta padisë atë, kështu që Oleksiku u arrestua. Megjithatë, ai u lirua shpejt me kusht. /Telegrafi/