SHIK “kap” edhe gazetën Koha Ditore

E publikuar: 23/04/2015 17:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazeta “Koha Ditore” e cila njihet si medium i pamvarun në vend, dhe e cila vazhdimisht e ka goditë SHIK’un, si duket i ka pasë fjalë që mbesin vetëm në letër.

Kjo, mbasi që drejtuesi i këtij mediumi shihet se ka raporte miqësore me ish kreun e SHIK’ut, Kadri Veseli.
Kryeredaktori i “Koha Ditore”, Agron Bajrami asht pa sot në mëngjes, tue pi kafe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Portali ORAinfo ka sigurue fotot ku Veseli shihet tu’ diskutue me kryeredaktorin Bajrami, në terasen e njanit prej lokaleve në qendër të Prishtinës.

Nuk dihet se për çka kanë bisedue, mirëpo kjo foto mundet me i ngja fjalës së famshme të opozitës se shteti, tu’ përfshi edhe mediat, janë “të kapuna nga pushteti”.
/orainfo/